BERLIN, 11 shkurt /ATSH-DPA/- Lideri i partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), Bjoern Hoecke planifikon të ndërmarrë veprime juridike kundër kancelares Angela Merkel për deklaratat që ajo bëri gjatë krizës qeveritare në Thuringia.
“Do të paraqes një ankesë ndaj Angela Merkel për detyrim të kryeministrit”, tha Hoecke.
Thomas Kemmerich u zgjodh kryeministër i shtetit qendror gjerman të Thyringia-s më 5 shkurt, nga kristiandemokratët e Merkel (CDU) dhe AfD.
Hoecke tha se ankesa e tij vjen pas deklaratave që bëri Merkel më 6 shkurt, gjatë vizitës në Afrikën e Jugut, kur ajo e quajti zgjedhjen e Kemmerich si të pafalshme dhe që duhej përmbysur.
Ai e akuzon Merkelin se e ka detyruar Kemmerich që të japë dorëheqjen.
Merkel e drejtoi CDU deri në dhjetor 2018, kur ajo ia dorëzoi drejtimin e partisë Annegret Kramp-Karrenbauer./ /ervo/























