Ballina Bota

METEO – Eiffel nën pushtetin e erërave

PARIS, 10 shkurt /ATSH-ANSA/ – Një erë e fuqishme ka përshkuar kryeqytetin francez me shpejtësi 152 kilometra në orë në majë të kullës Eiffel, gjatë kalimit të stuhisë Ciara që po përshkon Europën Veriore.

Kryeqyteti i Francës është zgjuar me pemë të rëna dhe parqe të mbyllura për arsye sigurie, edhe pse situata është duke u kthyer në normalitet dhe dëmet prej saj janë kufizuar.

Trafiku ajror është pezulluar në aeroportin ”Beauvais” dhe fluturimet përmes aeroportit ”Charles-de-Gaulle”, kanë hasur në anulime dhe vonesa.

Njëzet e shtatë departamente franceze mbeten në gatishmëri prej shpejtësisë së erës e cila arrinte në 200 kilometra në orë dhe 130 000 familje rezultojnë të kenë mbetur pa energji elektrike.

Në Francë  janë raportuar rreth 2 000 ndërhyrje nga zjarrfikësit.

Në Lilë, prej forcës së erës është shkatërruar fasada e një hoteli në qendër të qytetit./  /os/ a.jor

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOperacioni “Forca e Ligjit”, Lamallari: Ofensivë kundër grupeve kriminale, do të ketë nismë tjetër kundër evazionit fiskal
Artikulli tjetërVizita e parë si kryeministër i Kosovës, Albin Kurti nesër në Tiranë