PARIS, 10 shkurt /ATSH-ANSA/ – Një erë e fuqishme ka përshkuar kryeqytetin francez me shpejtësi 152 kilometra në orë në majë të kullës Eiffel, gjatë kalimit të stuhisë Ciara që po përshkon Europën Veriore.
Kryeqyteti i Francës është zgjuar me pemë të rëna dhe parqe të mbyllura për arsye sigurie, edhe pse situata është duke u kthyer në normalitet dhe dëmet prej saj janë kufizuar.
Trafiku ajror është pezulluar në aeroportin ”Beauvais” dhe fluturimet përmes aeroportit ”Charles-de-Gaulle”, kanë hasur në anulime dhe vonesa.
Njëzet e shtatë departamente franceze mbeten në gatishmëri prej shpejtësisë së erës e cila arrinte në 200 kilometra në orë dhe 130 000 familje rezultojnë të kenë mbetur pa energji elektrike.
Në Francë janë raportuar rreth 2 000 ndërhyrje nga zjarrfikësit.
Në Lilë, prej forcës së erës është shkatërruar fasada e një hoteli në qendër të qytetit./ /os/ a.jor
