ROMË, 7 shkurt /ATSH-DPA/ – Një konfrontim i ashpër mbi reformën në drejtësi, i nxitur nga ish-kryeministri Matteo Renzi, kërcënoi stabilitetin e qeverisë tashmë të brishtë të koalicionit italian.
Linja shkon përtej statutit të kufizimit, sipas të cilit çështjet penale do të eliminohen me përjashtim të krimeve shumë të rënda siç janë vrasjet, nëse nuk arrihet një aktgjykim i formës së prerë brenda një periudhe kohe të caktuar.
Statuti i kufizimit u shfuqizua pjesërisht nga një reformë e sponsorizuar nga lëvizja ”Pesë Yjet” (M5S).
U ra dakord me qeverinë të mëparshme, por hyri në fuqi në muajin janar.
Partia ”Italia Viva” e Matteo Renzit dëshiron ta braktisë këtë reformë, ndërsa partnerët e tjerë të koalicionit, Partia Demokratike (PD) dhe e majta ”Të lirë dhe të barabartë” (LeU) janë të kënaqur me këtë reformë.
Në Itali drejtësia funksionon ngadalë dhe nuk është e pazakontë që të pandehurit të dalin të lirë për shkak të gjykimeve shumë të gjata penale.
Renzi përgjigjet se duhet të ketë një përcaktim të një afati kohor për sistemin gjyqësor për të dhënë vendimin për dikë, pasi kjo është mbrojtje themelore për liritë civile.
Dje, kryeministri Giuseppe Conte zhvilloi bisedime për krizat në të cilat M5S, PD dhe LeU ranë dakord për një zgjidhje kompromisi, por kjo u refuzua nga ”Italia Viva”.
“Sipas mendimit tim modest, nuk ka shumicë për këtë marrëveshje trepalëshe që ata bënë dje”, tha Renzi në një intervistë/ /os/ a.jor.























