Ballina Bota

BRITANI E MADHE – Rritet numri i punëtorëve të varfër

LONDËR, 7 janar /ATSH-AFP/- Varfëria prek 14 milionë persona në Britaninë e Madhe dhe po rritet në mesin e punëtorëve, fëmijëve dhe pensionistëve, sipas një studimi të publikuar sot.

Raporti tregon se shumica e punëtorëve varfërohen, ngaqë pagat e tyre dhe numri i orëve të punës nuk janë të mjaftueshme për të mbijetuar.

Rreth katër milionë fëmijë dhe dy milionë pensionistë jetojnë në varfëri, një numër ky që është rritur respektivisht me 400 000 dhe 300 000 në pesë vitet e fundit.

Shkalla më e lartë e varfërisë është në Londër, në veri dhe qendër të Anglisë, si edhe në Uells.

Më të ultat janë në jug të Anglisë, Skocisë dhe Irlandës së Veriut./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama citon Helen Keller: E vetmja gjë më e keqe se të jesh i verbër është të kesh sy dhe të mos shikosh
Artikulli tjetërTUNIZI – Pullë speciale për Lina Ben Mhenni