Ballina Bota

SERBI – Reshjet e shiut dhe dëborës paralizojnë jugun e vendit

BEOGRAD, 6 shkurt /ATSH-ANSA/ – Reshjet e mëdha të dëborës, të shoqëruara nga erëra shumë të forta, kanë shkaktuar probleme për trafikun në rajone të ndryshme në jug të Serbisë.

Zonat më problematike janë ato të Novi Pazar dhe Sjenicës, ku reshjet e dëborës kanë bllokuar arteriet e shumta rrugore.

Dhjetëra automjete ngecën në dëborë dhe në akull dhe ekipet e shpëtimit kanë punuar tërë natën për të ndihmuar shoferët dhe pasagjerët të cilët kanë kaluar orë të tëra në të ftohtë dhe në errësirë.

Sipas njoftimeve të medieve, një person humbi jetën prej të ftohtit. Në disa zona është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe moti i keq ka shkaktuar në shumë pjesë ndërprerje të energjisë elektrike./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKorçë/ Kapen 87 emigrant, kaluan në mënyrë të paligjshme kufirin
Artikulli tjetërPresidenti i Këshillit Atlantik: Rama po pikturon të ardhmen e Shqipërisë në BE