Ballina Aktualitet

Shqiptarët pa viza drejt Arabisë Saudite

TIRANË, 5 shkurt /ATSH/ Shqiptarët do të kenë mundësi të udhëtojnë pa viza drejt Arabisë Saudite.

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme miratimin e memorandumit të bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për heqjen reciproke të vizave për qëndrim afatshkurtër për mbajtësit e pasaportave diplomatike të shërbimit dhe private për shtetasit e të dyja vendeve.

Vendimi hyn në fuqi pas botimin në “Fletoren Zyrtare”.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJENEVË – OBSH thirrje për fonde prej 675 milionë dollarë për luftën kundër koronavirusit
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE miraton udhëzime më të rrepta për ujin e pijshëm