Ballina Bota

SHBA – Trump: Unë i mbaj premtimet e mia

UASHINGTON, 5 shkurt /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump përmendi dje para Kongresit premtimet e mbajtura që nga ardhja në pushtet, me një ton vendosmërisht optimist, i përqendruar në rikthimin e madh të Amerikës.

“Ndryshe nga shumë të tjerë para meje, unë i mbaj premtimet e mia”, deklaroi ai, sipas fragmenteve nga fjalimi i tij para kombit, të lëshuara paraprakisht nga Shtëpia e Bardhë.

Në frontin e politikës së jashtme, atij iu desh të përfitonte nga ky takim i madh vjetor për të riafirmuar dëshirën e tij për t’u dhënë fund luftërave të Amerikës në Lindjen e Mesme.

Në një regjistër më konsensual, Donald Trump vuri dukje edhe nënshkrimin e një ligji që parashikon 12 javë pushim prindëror të paguar për të gjithë nëpunësit civilë federale, një ligj ky i mbrojtur nga opozita demokrate dhe vajza e këshilltarja e tij, Ivanka Trump.

Miliarderi republikan do të kërkojë për një mandat të dytë katërvjeçar në nëntor./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama përcjell fjalët e shenjta të Profetit Muhamed: Zoti nuk e pranon një lutje në të cilën zemra nuk e ka shoqëruar trupin
Artikulli tjetërMoti i keq, OSHEE: Reshjet avari në rrjetin elektrik