Ballina Bota

SHBA – Trump i vendosur për tërheqjen e trupave nga Afganistani

UASHINGTON, 5 shkurt /ATSH-AFP-/ – Presidenti amerikan, Donald Trump ripohoi dje para Kongresit dëshirën e tij për të tërhequr përfundimisht ushtarët amerikanë nga Afganistani, duke këmbëngulur se nuk ishte vokacioni i SHBA-së që të ruante rendin në këtë vend.

“Nuk është roli ynë të shërbejmë si agjenci për zbatimin e ligjit për vendet e tjera. Ne po punojmë për t’u dhënë fund luftërave të Amerikës edhe në Lindjen e Mesme”, theksoi ai.

Prej një viti e gjysmë, SHBA negocion me talebanët një marrëveshje, që supozohet t’i mundësojë ushtrisë amerikane të nisë një tërheqje graduale, në këmbim të garancive në luftën kundër terrorizmit dhe hapjen e bisedimeve të paqes mes kryengritësve dhe qeverisë së Kabulit./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINË – Bilanci i koronavirusit arrin në 490 viktima
Artikulli tjetërFOKUS – KE përpjekje maksimale për fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe MV