Ballina Bota

QIPRO – Bllokohet anija me 80 migrantë

ATHINË, 3 shkurt /ATSH-DPA/ – Autoritetet në Qipro bllokuan një varkë me 80 migrantë, në afërsi të bregut lindor të vendit, raportoi sot transmetuesi shtetëror RIK.

Një anije policie patrullimi shoqëroi anijen në portin e Larnakës. Kombësia e migrantëve në bord nuk ishte e qartë, por mendohet se ishin nisur nga Libani ose Siria.

Shumica e migrantëve në Mesdheun lindor arrijnë në Greqi nga Turqia. Sipas UNHCR-së, në vitin 2019 erdhën rreth 60 000 migrantë. Vitin e kaluar ky numër ishte më i larti që nga 2016. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPOLONI – Macron propozon mbajtjen e një samiti me udhëheqësit gjermanë dhe polakë
Artikulli tjetërLlatja/ “Muri i Gjelbër”, më pak ndotje dhe më shumë gjelbërim në qytet