PEKIN, 2 shkurt /ATSH-DPA/ – Kina pësoi një rritje të mprehtë të viktimave nga koronavirusi, pasi statistikat zyrtare treguan se numrin arriti 304 viktima, nga 259 një ditë më parë.
Sipas medieve shtetërore numri i rasteve të konfirmuara me virus u rrit në 14 380, ku shumica e tyre ndodhen në Hubei, provincën qendrore kineze ku virusi shpërtheu për herë të parë në dhjetor.
Virusi është përhapur në Kinë pavarësisht masave të rrepta që synojnë ndalimin e tij, përfshirë ndalimet e udhëtimit midis provincave dhe karantinave në dhjetëra qytete.
Shkollat, fabrikat dhe zyrat kudo në Kinë do të qëndrojnë të mbyllura edhe pas përfundimit të pushimeve të Vitit të Ri. / /sara/






















