Ballina Bota

KINË – Apple mbyll dyqanet si pasojë e shpërthimit të koronavirusit

PEKIN, 1 shkurt /ATSH-DPA/ – Apple njoftoi se do të mbyllë të gjitha dyqanet e shitjes me pakicë në territorin e Kinës si përgjigje ndaj shpërthimit të koronavirusit.

Të gjitha dyqanet e Apple do të qëndrojnë të mbyllura deri më 9 shkurt, duke ndjekur gjurmët e shkollave, zyrave dhe fabrikave në të gjithë Kinën, që kanë zgjatur pushimet hënore të Vitit të Ri, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit.

Këtë javë, koronavirusi u shpall emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). / / sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRI – Kurz kërcënon me veto planin aktual të rritjes së buxhetit të BE-së
Artikulli tjetërLentet falas, më shumë se 2630 të moshuar përfituan paketën e plotë të kataraktës