Ballina Bota

GJERMANI – Merkel në Afrikë për forcimin e lidhjeve ekonomike

BERLIN, 1 shkurt /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel ka planifikuar të vizitojë Afrikën e Jugut dhe Angolën nga data 5 deri në 8 shkurt, njoftoi sot qeveria e saj.

“Afrika e Jugut është partnerja më e rëndësishme ekonomike e Gjermanisë në Afrikë”, deklaroi zëdhënësi Steffen Seibert.

Ai shtoi se një qëllim kryesor i vizitës është forcimi i lidhjeve ekonomike dhe mbështetja e Afrikës së Jugut në reformat e saj të vazhdueshme ekonomike.

Në vizitën e saj Merkel do të shoqërohet nga një delegacion biznesi i niveleve të larta. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjirokastër/ Qendra e fshatit Humelicë me pamje të re, Golemi: Investime të rëndësishme në zonat rurale
Artikulli tjetërAUSTRI – Kurz kërcënon me veto planin aktual të rritjes së buxhetit të BE-së