Ballina Flash

Foto/ Shalsi viziton studion e piktorit Anastas Kostandini

TIRANË, 1 shkurt/ATSH/Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi zhvilloi një vizitë pune në studion e piktorit pogradecar, Anastas Kostandini.

I shoqëruar nga ekipi i tij, Shalsi tha se në studion e piktorit shijuan jo vetëm pikturat , por edhe historitë interesante të tij.

“Gjithnjë të këndshme vizitat tek piktori pogradecar, Anastas Kostandini. Këtë herë, teksa ndodhesha në Pogradec për një retreat me ekipin tim, shkuam të gjithë për një vizitë tek Taso dhe shijuam jo vetëm pikturat, por edhe historitë interesante të tij”, – shprehet Shalsi.

Piktori Anastas Kostandini, i njohur ndryshe si TASO, është artist shqiptar i njohur ndërkombëtarisht.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMJEKËSI – Gati zemra e parë bionike
Artikulli tjetërPD: Aktivin normativ i qeverisë për krimin e organizuar, antikushtetues