Ballina Bota

GREQI – Kërcënimi nga koronavirusi sjell bashkëpunim në Qipron e ndarë

ATHINË, 31 janar /ATSH-DPA/ – Kërcënimi i shpërthimit të koronavirusit ka bërë që palët greke dhe turke të ishullit të ndarë të Qipros të bashkëpunojnë.

Sipas një plani të ri të bërë me dije nga zyra e presidentit të Qipros, Nicos Anastasiades, ekspertët grekë dhe turq do të takohen rregullisht për të diskutuar masat e nevojshme dhe shkëmbimin e informacionit rreth virusit.

Udhëheqësi turk, Mustafa Akinci telefoni në mëngjes Anastasiades, duke i ofruar atij bashkëpunim për çështjet e shëndetit publik. Megjithatë, deri më tani, në Qipro nuk është regjistruar asnjë rast i infektuar. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArkivat, thellim i bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë
Artikulli tjetërSynimi europianizimi i vendit, Dedja: Ndryshimi i metodologjisë ka frenuar negociatat me BE