Ballina Bota

SHBA – FB arrin në 2,5 miliardë përdorues

SAN FRANSISKO, 30 janar /ATSH-DPA/ – Numri i përdoruesve të Facebook-ut ka arritur në 2,5 miliardë në tremujorin e fundit dhe baza e përdoruesve të tij vazhdon të rritet me shpejtësi, deklaroi gjiganti i medieve sociale.

Shpenzimet u rritën gjithashtu, pjesërisht sepse kompania duhet të punësojë më shumë staf.

Përveç kësaj, rregulloret për mbrojtjen e të dhënave kanë vështirësuar biznesin e reklamimit.

Në tremujorin e fundit të vitit 2019, 1,66 miliardë përdorues përdorën platformën pothuajse çdo ditë.

Së bashku me aplikacione të tjera, si WhatsApp dhe Instagram, korporata ka rreth 2,89 miliardë përdorues çdo muaj. / /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Rritje e papunësisë në muajin janar
Artikulli tjetërLlatja takim me ambasadoren Radonjiç: Më shumë projekte në të ardhmen me Malin e Zi