Ballina Bota

FOKUS – Johnson diskuton marrëdhëniet tregtare me Pompeon

LONDËR, 30 janar /ATSH-AFP/ – Në prag të largimit historik të Britanisë së Madhe nga BE, Boris Johnson priti sot kryediplomatin amerikan, Mike Pompeo për të diskutuar bazat e marrëveshjes tregtare pas Brexit-it, e shpresuar si nga Londra, ashtu edhe nga Uashingtoni, pavarësisht mosmarrëveshjeve.

Britania e Madhe dëshiron të arrijë një marrëveshje ambicioze tregtare me SHBA, por ky afrim ekonomik me aleaten e saj historike është ndërlikuar nga shumë tema, për t’u diskutuar gjatë vizitës.

Ndër to, bën pjesë veçanërisht përfshirja e Huawei-t në rrjetin britanik 5G, e miratuar nga Londra, pavarësisht paralajmërimeve të Uashingtonit se furnizuesi i pajisjeve është shumë afër qeverisë kineze, gjë që rrit rrezikun e spiunazhit.

Tema të tjera, që kanë krijuar tensione mes dy vendeve, janë plani i taksave britanike mbi gjigantët dixhitalë, mosmarrëveshjet në pikëpamjet për çështjen e armëve bërthamore iraniane.

Të gjitha këto e kanë shtyrë Boris Johnson-in të luajë rolin e ekuilibristit për menaxhimin e amerikanëve dhe europianët në çështjet kryesore ndërkombëtare./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Sassoli: Miqtë britanikë do të na mungojnë
Artikulli tjetërLigji antishpifje/Balla: Të shtyhet shqyrtimi i dekretit të Presidentit, presim opinionin e Venecias