VARSHAVË, 29 janar /ATSH-DPA/ – Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në Poloni u rrit me 4% në vitin 2019, sipas vlerësimeve paraprake nga Zyra e Statistikave të Polonisë, GUS.
Kjo shifër është nën konsensusin e tregut, të përpiluar nga agjencia polake e lajmeve PAP. Sipas pritshmërive të analistëve, ritmi i rritjes së PBB-së gjatë vitit 2019 pritej të arrinte në 4,2%.
“Shkalla e rritjes së PBB-së u ngadalësua nga 5,1%, që u regjistrua në vitin 2018”, deklaroi GUS.
Kërkesa e brendshme u rrit me 3,8% vitin e kaluar, ndërsa investimet u rritën me 7,8% në terma vjetorë. / /sara/ a.jor.























