Wuhan, 29 janar /ATSH-AFP/-Organizata Botërore e Shëndetit i bëri thirrje sot mbarë botës që të veprojë kundër koronavirusit të ri, që tashmë ka marrë më shumë jetë sesa SARS, ndërkohë që qindra të huaj janë evakuuar nga Wuhan, qyteti kinez nga i cili u përhap epidemia.
“E gjithë bota duhet të jetë vigjilente, e gjithë bota duhet të reagojë”, tha Michael Ryan, drejtori i OBSH-së për Programet e Urgjencës, i cili do të zhvillojë një tjetër takim urgjent të enjten.
Njëzet e gjashtë viktima më shumë janë regjistruar që nga e marta, sipas zyrtarë kinezë të shëndetësisë, që raportuan gjithsej 132 viktima dhe rreth 6 000 raste infektimi të konfirmuara, në territorin e Kinës, përjashtuar Hong Kongun.
Nga ana e tyre, njëzet shtete të huaja kanë njoftuar në total rreth 80 raste infektimi të konfirmuara në tokën e tyre./ /ervo/






















