Athinë, 29 janar /ATSH-AFP/- Ministria e Mbrojtjes bëri sot publik një tender për instalimin e sistemeve mbrojtëse lundruese në detin Egje, që do të përdoren raste emergjence për kufizimin e fluksit migrator nga Turqia fqinje.
Këto sisteme lundruese, të cilat mund të jenë barriera ose rrjeta, të gjata 2,7 kilometra, do të vihen në përdorim nga forcat e armatosura.
Kostoja totale e tyre është 500 000 euro, sipas thirrjes për tender.
Që nga kriza e migracionit e vitit 2015, Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria i kanë ofruar mbështetje logjistike Ministrisë së Emigracionit dhe Azilit, për të menaxhuar situatën./ /ervo/












