Ballina Bota

FRANCË – Sërish protesta kundër reformës së pensioneve

PARIS, 29 janar /ATSH-DPA/ – Mijëra qytetarë kanë dalë përsëri në rrugët e Francës, për të protestuar ndaj reformës së diskutueshme të pensioneve, të propozuar nga qeveria e presidentit Emmanuel Macron.

Protestuesit u mblodhën sot në qytetet e Parisit, Marsejës, Tuluzit dhe Bordosë.

Sindikatat kishin bërë thirrje për protestë masive, duke e bërë këtë, protestën e tetë më të madhe që nga nisja e grevave dhe protestave në fillim të dhjetorit.

Sipas Ministrisë së Brendshme, të premten e kaluar, në të gjithë vendin protestuan rreth 249 000 qytetarë. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRITANI E MADHE – Pompeo: Huawei i autorizuar nga Londra krijon rrezik real
Artikulli tjetërSHBA – Boeing regjistron humbjen e parë vjetore që prej 22 vitesh