Ballina Uncategorized

BRUKSEL – Von der Leyen: Ne nuk do të jemi kurrë larg

BRUKSEL, 29 janar /ATSH-AFP/- “Ne nuk do të jemi kurrë larg”, u premtoi sot eurodeputetëve britanikë presidentja i Komisionit Europian, Ursula von der Leyen pak para votimit për ratifikimin e traktatit të Brexit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, dy ditë para ndarjes.

“Ne do t’i kushtojmë gjithë energjinë tonë, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për të arritur rezultate në negociatat për marrëdhëniet e ardhshme”, vazhdoi von der Leyen, para deputetëve të mbledhur në seancën plenare në Bruksel.

Dy ditë para Brexit-it, Parlamenti Europian ratifikoi sot me shumicë dërrmuese votash, marrëveshjen e tërheqjes së Britanisë së Madhe nga BE.

Pa surpriza të shumta, eurodeputetët dhanë miratimin e tyre me 621 vota pro, 49 kundër dhe 13 abstenime.

Ky ishte hapi i fundit i madh në ratifikimin e marrëveshjes, tre vjet e gjysmë pas referendumit për Brexit-in në Britaninë e Madhe.

Menjëherë pas votimit, i cili vulosi largimin e eurodeputetëve britanikë, shumë deputetë i dhanë dorën njëri-tjetrit dhe kënduan këngën skoceze “Auld Lang Syne” (Është veç një mirupafshim)./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPeripecitë e bebes Lois përfundojnë me sukses/ Kryhet në QSUT operacioni i parë i korrigjimit të një defekti madhor në zemër
Artikulli tjetërIRAK – Presidenti tri ditë afat parlamentit për emërimin e një kryeministri