ATHINË, 28 janar /ATSH-DPA/ – Greqia synon të punësojë 1 200 policë kufitare shtesë gjatë muajve të ardhshëm, në përpjekje për të frenuar fluksin e migrantëve nga Turqia, sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA.
Në raport thuhet se qeveria ka ftuar kandidatët të aplikojnë për 400 pozicionet e para. Grupi i parë do të vendoset ekskluzivisht përgjatë kufirit tokësor në Greqinë Verilindore.
”Më pas, 800 të tjerë do të vendosen në ishujt e Egjeut”, njoftoi agjencia, që citon Ministrinë e Mbrojtjes Civile.
Shkalla e mbërritjeve të migrantëve është rritur që nga muaji prill, pas tre vitesh qetësi.
Sipas një marrëveshje BE-Turqi në mars 2016, Greqia kthen të gjithë migrantët, kërkesat e të cilëve për azil janë refuzuar. / /sara/ a.jor.






















