VATIKAN – Papa Françesku: Reflektim për Aushvicin

VATIKAN, 27 janar /ATSH-PAP/ – Papa Françesku shkroi në Twitter me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të kampit nazist të vdekjes në Aushvic se ky ishte një moment për t’u ndalur dhe për të reflektuar.

“Nëse humbasim kujtesën, shkatërrojmë të ardhmen tonë. Përvjetori i Holokaustit, mizoria e papërshkrueshme që njerëzimi mësoi 75 vite më parë, të shërbejë si thirrje për pauzë, për të ndaluar dhe kujtuar. Duhet ta bëjmë këtë, të mos bëhemi indiferentë”, shkruhej në Twitter.

Postimi në adresën zyrtare të Papa Françeskut u bë në disa gjuhë, përfshirë polonishten./  /sara/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.