LUBJANË, 27 janar /ATSH-ANSA/ – Kryeministri slloven, Marjan Sarec njoftoi në mënyrë të befasishme dorëheqjen e tij duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Në një konferencë për shtyp, Sarec deklaroi se “qeveria nuk ka qenë në gjendje të zbatojnë reforma radikale ose strukturore me këtë koalicion dhe, për këtë gjë, do të ishte më e sinqertë të shkohej në zgjedhje të parakohshme”.
Pasdite, kryeministri i dorëhequr do të paraqitet edhe në parlament për të raportuar mbi vendimin e tij.
Vetëm pak ditë më parë kishte dhënë dorëheqjen për arsye personale, edhe ministri i Financave, Andrej Bertoncelj.
Vetëm disa ditë më parë Sarec, në përgjigje të sulmeve të opozitës, kishte thënë se nuk kishte arsye për një rënie të ekzekutivit.
“Nëse të gjithë punojmë për të njëjtin qëllim, do të jemi në gjendje t’i zgjidhim problemet”, kishte deklaruar ai.
“Me këtë koalicion dhe me këtë situatë në parlament nuk mund ta bëj atë që qytetarët presin nga ne. Mbase do të jem në gjendje ta bëj këtë pas zgjedhjeve”, deklaroi Sarec./ /os/ a.jor.












