Dita Ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të Holokaustit, Basha: Krenar për qëndrimin unik dhe sakrificën e shqiptarëve

TIRANË, 27 janar/ATSH/ “Kurrë nuk duhet të harrojmë dhe duhet të përballemi e të luftojmë të gjitha format e antisemitizmit dhe diskriminimit”, deklaroi sot kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, në Ditën Ndërkombëtare të përkujtimit të viktimave të Holokaustit.

Basha tha se “sot, më 27 janar, përkujtojmë me dhimbje 6 milionë hebrenjtë që u shfarosën mizorisht gjatë Holokaustit”.

Ai u shpreh krenar për qëndrimin unik dhe sakrificën e shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.