Ballina Bota

FRANCË – Macron: Të palëkundur në luftën kundër antisemitizmit

PARIS, 27 janar /ATSH-DPA/ – Me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të kampit nazist të përqendrimit në Aushvic, presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi sot se antisemitizmi po ringjallej në një mënyrë të patolerueshme.

“Të gjithë e vënë re këtë përhapje të keqe, edhe nëse ajo vesh të njëjtën maskë si gjithmonë apo maskën e re të urrejtjes islamike të antisionizmit”, deklaroi Macron në memorialin e Holokaustit në Paris.

“Ne do të jemi të palëkundur në luftën kundër antisemitizmit”, u zotua ai, një ditë pasi shifrat zyrtare publikuan një rritje me 27% nga viti në vit të akteve antisemite dhe një rritje me 130% të veprimeve raciste dhe ksenofobike vitin e kaluar në Francë. / /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Koronavirusi”- Policia Kufitare e hapur për çdo lloj plani masash
Artikulli tjetërFOTO/ Konvikti i vajzave në Vlorë transformim rrënjësor, Selami për ATSH: Mjedise moderne për 300 studentet