Ballina Flash

“Koronavirusi”- Policia Kufitare e hapur për çdo lloj plani masash

TIRANË, 27 janar/ATSH-A. Fortuzi/-Policia Kufitare është në gatishmëri të plotë për zbatimin e çdo lloj plani masash që do ndërmerret për parandalimin e Koronavirusit.

Eduard Merkaj, Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, bëri të ditur se, Policia Kufitare është në bashkëpunim të plotë me Inspektorët e Inspektoratit Shëndetësor për zbatimin e planit të masave për kontrollin e qytetarëve që vijnë në vendin tonë nga vende të prekura nga kjo virozë.

Deklarata e Eduard Merkaj u bë sot në Tiranë, ku Ministria e Shëndetësisë mblodhi në një tryezë task-forcën e ekspertëve për të përcaktuar masat ndaj koronavirusit të përhapur në Kinë

“Falenderoj të gjitha institucionet për angazhimin për këtë plan masash. Ky nuk është i vetmi plan masash i përgatitur institucionalisht nga ne, ku Policia Kufitare dhe ajo e Shtetit ka marrë përsipër përgjegjësitë që u takon”,-tha Merkaj.

“Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë me kolegët e zyrës së Inspektoratit Shëndetësor pranë Aeroportit Ndërkombëtarë “Nënë Tereza”, në Rinas. Kemi udhëzuar dhe kolegët tanë në pikat e tjera kufitare, siç janë ato detare dhe ato tokësore për të marrë masat e duhura në funksion të detyrimeve që Policia e Shtetit ka në funksion të këtij plani masash”,- tha Merkaj më tej.

“Ne kemi bërë njoftimin zyrtar në të gjitha pikat e kalimit kufitarë dhe në bashkëpunim me kolegët e Inspektoratit Shëndetësor, po njoftojmë të gjithë shtetasit që hynë e dalin në pikat kufitare të vendit tonë, për detyrimet që kanë ndaj shtetit shqiptarë dhe vetes së tyre, nëse kanë udhëtuar ose do të udhëtojnë drejt vendeve që janë më të prekura nga koronavirusi. Jemi të hapur për çdo lloj bashkëpunimi për këtë plan masash dhe jo vetëm”,- nënvizoi Merkaj.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKPK seancë të dytë dëgjimore me prokurorin Anton Martini, kandidat për SPAK
Artikulli tjetërFRANCË – Macron: Të palëkundur në luftën kundër antisemitizmit