Ballina Bota

HOLANDË – Qeveria kërkon falje për viktimat e Holokaustit

HAGË, 26 janar /ATSH-AFP/ – Kryeministri holandez kërkoi sot falje në emër të qeverisë për persekutimin e hebrenjve në Holandë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Tashmë që të mbijetuarit e fundit janë ende mes nesh, kërkoj sot falje në emër të qeverisë për veprimet e autoriteteve të asaj kohe”, deklaroi Mark Rutte.

Ai u shpreh gjatë një homazhi kombëtar për viktimat e Holokaustit, një ditë para 75-vjetorit të çlirimit të kampit të përqendrimit të Aushvicit nga Ushtria e Kuqe më 27 janar 1945.

Është hera e parë që qeveria kërkon falje për persekutimin e hebrenjve në Holandë dhe për deportimin e tyre masiv drejt kampeve të vdekjes.

Nga 140 000 hebrenj që numëronte vendi, 102 000 nuk kanë mbijetuar./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – Sekuestrohet një ton kokainë, tetë persona të arrestuar
Artikulli tjetër200 mijë simulime online për patentë në 10 muaj /Sistem i avancuar monitorimi interaktiv në 15 objekte