GREQI – Sekuestrohet një ton kokainë, tetë persona të arrestuar

ATHINË, 26 janar /ATSH-AFP/ – Policia greke njoftoi se kishte sekuestruar 1 180 kilogramë kokainë dhe arrestimin e tetë të huajve, të dyshuar se i përkisnin një organizate kriminale që dërgonte drogën e Karaibeve drejt Europës dhe Afrikës së Veriut.

“Gjatë një operacioni policor në Astakos, një port në perëndim të Greqisë, autoritetet greke kanë zbuluar në një apartament, ku jetonin dy të huaj të moshës 23 dhe 25 vjeç, anëtarë të dyshuar të kësaj organizate kriminale dhe kombësia e të cilëve nuk është bërë e ditur, 52 çanta udhëtimi të mbushura me 1 040 paketa që përmbanin secila nga një kilogramë kokainë u gjendën në banesën e tyre “, theksoi në një komunikatë policia.

“Pesha totale e drogës ishte një ton dhe 180,65 kilogramë”, deklaroi i njëjti burim.

Paralelisht në kuadër të kësaj çështjeje, tre apartamente të tjera u kontrolluar dhe gjashtë persona të tjerë u arrestuan, anëtarë të dyshuar të kësaj organizate.

Në një nga këto apartamente, policia zbuloi 394 gramë kokain, një armë kallashnikov, dy pistoleta dhe 60 fishekë.

Këto operacion u zhvilluan pas një hetimi të ndërmarrë që prej gjashtë muajsh nga autoritetet policote dhe portuale greke në bashkëpunim me ambasadën e SHBA-së në Athinë dhe autoritetet policore në Shqipëri dhe Spanjë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.