FRANKFURT, 26 janar /ATSH-AFP/ – Hebrenjtë do të largohen masivisht nga Gjermania nëse nuk bëhet asgjë për të luftuar kundër rritjes së antisemitizmit, theksoi sot ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas.
“Ne duhet të marrim masa urgjente për të shmangur një largim masiv të hebrenjve nga Gjermania”, deklaroi Mass, sipas një artikulli të “Spiegel, një ditë para 75-vjetorit të çlirimit të kampit të Aushvicit.
“Një në dy hebrenj ka parashikuar të largohet nga vendi”, nënvizoi ai duke theksuar se fyerjet dhe sulmet antisemite ndodhin çdo ditë në Gjermani.
“Lufta kundër antisemitizmit do të jetë një prioritet në Gjermani, që merr presidencën e radhës së Bashkimit Europian në korrik dhe presidencën e Këshillit të Europës në nëntor”, shtoi ai./ /ec/




















