Ballina Bota

SHBA – Shfaqet rasti i parë me koronavirusin kinez

UASHINGTON, 21 janar /ATSH-AFP/- Një mashkull 30-vjeçar u shtrua në spital në Everett, pranë Seattle, me koronavirusin e ri kinez, njoftuan sot Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC), duke konfirmuar kështu rastin e parë në SHBA, vendi i fundit i prekur, pas Kinës, Japonisë, Koresë së Jugut, Tajlandës dhe Tajvanit.

Individi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, nuk kishte vizituar ndonjë nga tregjet ku janë shfaqur raste të shumta në Wuhan, në Kinë, por vetëm kishte udhëtuar në rajon, njoftoi Nancy Messonnier, drejtuesja e Qendrës së Sëmundjeve Respiratore të CDC, në një konference telefonike për shtyp./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBraçe: 6 vite në pushtet jam torturuar kokëulur çdo 21 janar, asnjë prokuror nuk hetoi Berishën
Artikulli tjetërFOTO-VIDEO/Presidenca shqiptare e OSBE-së/Rama në pikën e Kontrollit “Stanica Luganska”, Ukrainë, ku ndahet edhe zona e konfliktit