Ballina Bota

SHBA – FMN ul parashikimet për rritjen ekonomike botërore për vitin 2020-2021

UASHINGTON, 21 janar /ATSH-AFP/ – FMN-ja parashikon një rritje më të ulët nga sa është parashikuar të rritjes ekonomike botërore në vitin 2020 dhe 2021 për shkak të pritshmërive jo të mira në ekonomitë në zhvillim, duke filluar nga India dhe vazhdimësia e rreziqeve veçanërisht gjeopolitike.

Ekonomia botërore do të rritet me 3,3% në 2020 dhe 3,4% në 2021, një rishikim në rënie me 0,1 pikë dhe 0,2 pikë, respektivisht në raport me parashikimet e muajit nëntor nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

‘”Është më mirë se vitin e kaluar kur rritja ekonomike ra në nivelin më të ulët që prej krizës financiare, por kjo mbetet një ‘rimëkëmbje e ngadaltë'”, theksoi FMN duke nënvizuar se rishikimi i rritjes ekonomike indiane (-1,2 pikë në 5,8%) përbën pjesën më të madhe të uljes së parashikimeve për rritjen ekonomike./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak100 vjet parlamentarizëm/ Ceremonia në Shtëpinë e Kongresit në Lushnjë, Ruçi: Këtu nisi konsolidimi i Shqipërisë së pavarur
Artikulli tjetërBraçe: 100 vite nga rishpallja e pavarësisë së Shqipërisë në Lushnjë