Ballina Bota

DAVOS – Fillon Forumi i 50-të Ekonomik Botëror

GJENEVË, 21 janar /ATSH-AA/ – Në Davos të Zvicrës filloi Forumi i 50-të Ekonomik Botëror (WEF) ku do të marrin pjesë rreth 3 000 biznesmenë, politikanë, akademikë dhe përfaqësues të institucioneve të shoqërisë civile.

Samiti i këtij viti i Forumit Ekonomik Botëror ku marrin pjesë politikanët më me ndikim të botës dhe përfaqësues kryesorë të botës së biznesit, filloi me temën “Palët e një bote harmonike dhe të qëndrueshme”.

Shumë vende në Davos përfaqësohen në nivel presidencial dhe atë kryeministror.

Pritet që në samit të mbajnë fjalim presidenti amerikan Donald Trump, kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri italian, Giuseppe Conte, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.

Në takimet që do të zhvillohen në kuadër të samitit, do të diskutohen kryesisht temat për ndryshimet klimatike, ato tregtare, ekonomike dhe diplomatike.

Ambientalistët po zhvillojnë protesta në samitin ku masat intensive të sigurisë tërheqin vëmendjen./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – BM ashpërson dënimet për autorët e akteve terroriste
Artikulli tjetërGjata: Emërimi në ILD i Artur Metanit, antikushtetues dhe i paligjshëm