TIRANË, 20 janar/ATSH/ Me uljen e ndjeshme të temperaturave bashkia e Pukës ka marrë të gjitha masat për sistemin e ngrohjes në institucionet arsimore.
“Temperaturat e ulëta kërkojnë masa për kushte optimale në institucionet arsimore, masa të cilat janë detyrë e pushtetit vendor. Punonjësit tanë që në orën 5:00 ndezin kaldajat aty ku ka, me qëllim ngrohjen e mjediseve”, shprehet bashkia e Pukës.
Sipas bashkisë, vëmendje të veçantë kanë institucionet e arsimit parashkollor, por dhe të gjithë shkollat që janë furnizuar me sasi të bollshme të lëndës djegëse.
Vendi ynë është përfshirë gjatë muajit janar nga temperatura të ulëta, sidomos në zonat malore dhe juglindore të vendit./k.s/j.p/























