Ballina Flash

Rruga e Çukasit, Braçe paralajmëron kompaninë: Punime me standarde sipas kontratës

TIRANË, 20 janar /ATSH – I. Vata- Zëvendëskryeministri Erion Braçe tha sot se askush nuk do ta marrë në dorëzim rrugën e Çukasit, pasi është punuar pa cilësi.

“Java e fundit. Po e nis javën me kompaninë nën kontratë që po ndërton kanalet në degën e Çukasit, kompanine ALBA, kryesisht në fshatrat Zhelizhan e Mazhaj; harrojeni se do ua marrë kush në dorëzim këto rrugë! Ju kam kërkuar atë që keni ne kontratë: të riktheni në gjendjen e mëparshme rrugët/kanalet që prishni!”, u shpreh Braçe.

“Keni hedhur kaq çakull e me këtë cilësi të shtunën dhe dje!Harrojeni! Kthehuni dhe bëni rrugët/kanalet siç duhet.Të premten mbaron afati! Ose ktheni rrugët e kanalet në gjendje optimale, ose ndërpritet puna kudo dhe kostot do i paguani ju! Punë të mbarë!”, shprehet ai.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTemperaturat e ulëta, masa për ngrohje në institucionet arsimore të Pukës
Artikulli tjetër“675 mijë euro kundër integrimit të Shqipërisë”/ Fuga: Siç thotë Basha “kur e shkruan Bild është e vërtetë”