Ballina Bota

LONDËR – Johnson: BM më e hapur për migrantët e ardhur nga Afrika pas Brexit

LONDËR, 20 janar /ATSH-AFP/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson theksoi për drejtuesit afrikanë, të mbërritur në Londër për një konferencë mbi investimet, që Britania e Madhe do të jetë më e hapur për migrantët e kontinentit afrikan pas Brexit.

Para një audience të krerëve të shteteve, mes të cilëve dhe presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi dhe drejtuesi kenian, Uhuru Kenyatta, kreu i qeverisë britanike shprehu vullnetin e tij për ta bërë Britaninë e Madhe një investitor të zgjedhur në Afrikë.

Ai nënvizoi se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian në fund të muajit do të shënonte fundin e favorizimit të migrantëve europianë.

“Sistemi ynë migrator bëhet më i drejtë dhe më i vlefshëm mes miqve dhe partnerëve tanë nga mbarë bota dhe i trajton njerëzit në të njëjtën mënyrë, pavarësisht nga vijnë”, deklaroi ai.

Organizuar të paktën dy javë nga dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, ky samit Britani e Madhe-Afrikë do të rezultojë me njoftime të marrëveshjeve tregtare mes kompanive britanike dhe kontinentit afrikan për 6,5 miliardë sterlina (7,6 miliardë euro).

Boris Johnson, vendi i të cilit do të presë COP26 në Glasgow në fund të vitit, ka njoftuar gjithashtu një modifikim të strategjisë së investimeve britanike për të kontribuar në luftën kundër ngrohjes klimatike./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKontrolli mjekësor bazë falas, numri i ekzaminimeve rritet me 13%
Artikulli tjetërSubashi për ATSH-në: Treg me standarde dhe shërbim thertoreje për fermerët e rajonit të jugut