Ballina Bota

KIEV – Ukraina planifikon hapjen e ambasadës në Tiranë

KIEV, 20 janar /ATSH-Ukrinform/ – Ukraina synon të hapë një ambasadë në Tiranë, deklaroi sot ministri i Jashtëm i Ukrainës, Vadym Prystaiko, njoftoi agjencia zyrtare ukrainase e lajmeve, Ukrinform.

Ai e tha këtë në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetar i përgjithshëm i OSBE-së, sipas një korrespondenti të Ukrinform.

“Këtë vit, për shembull, ne do të hapim ambasadën tonë në Tiranë. Ne kemi punuar për këtë për një kohë të gjatë dhe shpresojmë se ky hap do t’i ndihmojë vendet tona të jenë sa më afër njëra-tjetrës”, tha Prystaiko.

Ministri gjithashtu pret që ky vit të jetë një “vit i lulëzimit” të marrëdhënieve midis Ukrainës dhe Shqipërisë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Australia në kaos, nga zjarret te shirat
Artikulli tjetërBRUKSEL – Borrell: Të rifillojmë operacionin ”Sophia” në Libi