Ballina Bota

FRANCË – Arrestohen shtatë persona për komplot terrorist

PARIS, 20 janar /ATSH-DPA/ – Shtatë persona u arrestuan sot në Brittany, në Francën Perëndimore, nën dyshimin e planifikimit të një sulmi terrorist, deklaroi një burim.

Sipas këtij burimi ata dyshohen, gjithashtu, se kishin planifikuar të udhëtonin në zona ku grupet terroriste janë aktive.

Franca ka qenë në gatishmëri të lartë në lidhje me sulmet islamike që nga një seri mizorish në 2015 dhe 2016, kryesisht të pretenduara nga ISIS, që morën më shumë se 230 jetë njerëzish. / / sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRITANI E MADHE – Grupi “Queen” nderohet me një monedhë të koleksionit mbretëror
Artikulli tjetërMEKSIKË – Simulohet tërmeti i fuqishëm