Ballina Bota

BERLIN – Johnson: Sulme si të Salisburyt të mos përsëriten më

BERLIN, 20 janar /ATSH-ANSA/ – Një sulm si ai i Salisburyt nuk duhet të përsëritet më, ishte paralajmërimi që kryeministri britanik, Boris Johnson i bëri presidentit rus, Vladimir Putin gjatë punimeve të konferencës së Berlinit për Libinë duke iu referuar sulmit kimik në Salisbury.

Johnson bëri të qartë se nuk kishte pasur ndonjë ndryshim në pozicionin e Britanisë së Madhe ndaj Salisburyt, ku u përdor gaz kimik në përpjekje për të vrarë njerëz të pafajshëm në tokën britanike.

”Nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve tona bilaterale derisa Rusia t’i japë fund aktiviteteve destabilizuese që kërcënojnë Britaninë e Madhe dhe aleatët dhe minojnë sigurinë e qytetarëve tanë”, deklaroi Johnson./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKuvendi hap sot sesionin e gjashtë të Legjislaturës së nëntë
Artikulli tjetërVideo/ Nuk dini ku të kaloni fundjavën? N’Zall-Bastarin piktoresk, tashmë për 25 minuta