Video/ Nuk dini ku të kaloni fundjavën? N’Zall-Bastarin piktoresk, tashmë për 25 minuta

TIRANË, 20 janar/ATSH/ Deri dje më përpara shkoje në Vlorë se në Zall-Bastar, ndërsa sot për 25 minuta je në qendër të fshatit. Gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj dëshirojnë që të shijojnë pamjet piktoreske që të ofrojnë zonat rurale rreth kryeqytetit.

Një prej këtyre mrekullive është edhe Zall-Bastari, një nga zonat më të largëta të kryeqytetit që ofron pamje fantastike, por edhe ushqime bio. Zall-Bastari ndodhet rreth 18 km nga kryeqyteti në një zonë të thyer malore dhe përbëhet nga 12 fshatra.

Territori kodrinor-malor të ofron pamje piktoreske. Në faqet e kodrave deri lart në male, që vijëzohen me rrëpira të shumta, dallohen fshatrat dhe lagjet e tyre. Zona ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 132 km2. Në sipërfaqen e përgjithshme 785 ha janë tokë bujqësore dhe 4500 ha janë pyje e kullota. Kjo zonë ka qenë e banuar që në shek.

Veprimtaria ekonomike e banorëve bazohet në blegtorinë, bujqësinë, pemëtarinë e tregtinë./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.