FOKUS – Berlini blindohet për konferencën për Libinë

BERLIN, 19 janar /ATSH-DPA/ – Mijëra policë ishin në detyrë sot në Berlin, ndërsa liderë kryesorë politikë të botës ishin në kryeqytetin gjerman për një konferencë që synon zgjidhjen e konfliktit në Libi.

Pjesë të zonave qeveritare të qytetit ishin të bllokuara dhe hyrja në sheshin e afërt ”Pariser Platz” në Portën e Brandenburgut, një vend i njohur për turistët, ishte e kufizuar.

Policët, disa që mbanin mitralozë, u panë në pika të ndryshme rreth qytetit.

Hotelet dhe ambasadat që ishin duke pritur zyrtarët e lartë ishin nën mbikëqyrje.

Qenë me erë u vendosën gjithashtu para hotelit luksoz ”Adlon” në ”Pariser Platz”, ndërsa oficerët kontrolluan pjesën e poshtme të makinave të diplomatëve duke përdorur pasqyra.

Snajperët ishin pozicionuar në çatitë dhe policia po patrullonte gjithashtu lumin Spree të kryeqytetit.

Banorët ishin paralajmëruar për ndërprerje të udhëtimit pasi policia shoqëronte pothuajse 50 autobusë nëpër Berlin.

Forca e policisë së qytetit tha në Twitter se deri në 4 600 oficerë ishin në detyrë për atë që kishte qenë një fundjavë e ngjeshur.

Protestat e mëdha mjedisore dhe fillimi i ndeshjeve të Bundesligës shtoi ngarkesën e punës./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.