Ballina Ekonomi

Lajmi i mirë, Gonxhja: Thuajse zero aksidente nga të sapopatentuarit gjatë 2019

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Qytetarët që u pajisën me patentë në 2019-n u treguan të kujdesshëm në rrugë duke mos shkaktuar asnjë aksident.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja bën të ditur se janë inkurajuese rezultatet e të sapopatentuarve gjatë vitit 2019 në lidhje me aksidentet rrugore.

“Është inkurajuese që me gjithë rritjen e përdoruesve të rrugës, mjete, drejtues mjeti, pedalues e këmbësorë, në 2019-n, kemi rënie të numrit të aksidenteve dhe thuajse 0 aksidente nga të sapopatentuarit. Por duhet punuar për vizion të ri mobiliteti, sepse rrugët s’do na nxënë më”, u shpreh Gonxhja. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMargariti pret ambasadorin izraelit Gendler: Forcim të bashkëpunimit në fushën e kulturës
Artikulli tjetërDropulli, ndihma për 283 banorë të prekur nga tërmeti në Lezhë