Ballina Bota

LIBAN – Protestat hyjnë në muajin e katërt

BEJRUT, 17 janar /ATSH-AFP/- Protestuesit bllokuan sot shumë rrugë në Liban, në vazhdën e një sërë protestash, që hynë në muajin e katërt, kundër politikanëve të akuzuar për korrupsion dhe paaftësi.

Që herët në mëngjes, makinat u parkuan në një urë autostradë me pamje nga qendra e qytetit të Bejrutit.

“Ne nuk duam një qeveri me politikanë të maskuar si teknokratë”, u shpreh një protestues.

Protestat që nisën më 17 tetor rifilluan këtë javë pas një periudhë qetësie, për të dënuar vonesën e kryeministrit të ri, Hassan Diab, në formimin e një qeverie të re.

Hassan Diab u emërua më 19 dhjetor 2019, pas dorëheqjes së Saad Hariri-t  në fund të tetorit 2019, nën presionin e protestave./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMOSKË – Rusia pret përparim në bisedimet e paqes për Libinë
Artikulli tjetërAUSTRALI – Dëmet nga zjarret i kushtojnë turizmit 4,5 milionë dollarë