Ballina Bota

BERLIN – Lajçak: Muajt e ardhshëm të rëndësishëm për marrëdhëniet BE-BP

BERLIN, 17 janar /ATSH-MIA/ – Shefi i diplomacisë sllovake, Miroslav Lajçak deklaroi se muajt e ardhshëm do të jenë të rëndësishëm për marrëdhëniet mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai paralajmëroi për rreziqe me të cilat mund të përballet BE-ja nëse nuk dërgon një sinjal të qartë për rajonin.

”E rëndësishme është të gjendet një konsensus i ri për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të përmirësohet politika e zgjerimit dhe të përgatitet samiti i majit midis BE-së dhe Ballkanit”, deklaroi Lajçak

”Muajt e ardhshëm janë të rëndësishëm për marrëdhëniet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Lajçak në konferencën për sfidat strategjike të BE-së në Ballkanin Perëndimor në vitin 2020, që po zhvillohet në Berlin.

”BE-ja duhet ta tregojë ndikimin e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, theksoi ai.

”Shpesh mbështetemi në strategjinë e komunikimeve, por duket se harrojmë se njerëzit në rajonin e Ballkanit Perëndimor i lexojnë nuancat e sinjaleve që u dërgojmë”, shtoi Lajçak./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFinalizohet operacioni policor italo-shqiptar: Goditet organizata kriminale në fushën e narkotikëve
Artikulli tjetërGJERMANI – Merkel kërkon embargo të armëve ndaj Libisë