Ballina Bota

SHBA – Rinisin operacionet ushtarake me Irakun

UASHINGTON, 16 janar/ ATSH-AFP/- SHBA rifilloi dje operacionet e saj të përbashkëta ushtarake me Irakun, të ndërprera pas vdekjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani, i vrarë në fillim të janarit gjatë një sulm amerikan në Bagdad, njoftoi Neë York Times.

Dy zyrtarë ushtarakë amerikanë, të cituar nga e përditshmja e Nju Jorkut në kushte anonimiteti, pohojnë se Pentagoni dëshironte të rifillonte sa më shpejt të ishte e mundur, krahas ushtrisë irakiane, luftën kundër grupit xhihadist të Shteti Islamik (IS), në mënyrë që ky i fundit të mos përfitonte nga situata.

Pentagoni refuzoi të komentonte mbi këtë informacion.

Me iniciativën e Uashingtonit, operacionet e përbashkëta midis dy vendeve u ndërprenë më 5 janar, dy ditë pas sulmit pas vrasjes së gjeneralit Soleimani.

Në po të njëjtën ditë, Parlamenti irakian i kërkoi qeverisë dëbimin e trupave amerikane nga vendi./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHAPËSIRË – Kina lëshon satelit në hapësirë, do të transferojë të dhëna prej 10 GB për sekondë
Artikulli tjetërITALI – Rriten shitjet e makinave në BE për të gjashtin vit radhazi