Ballina Ekonomi

Posta Shqiptare, ofron për klientët e saj shërbimin e ri “Biblioteka ime”

TIRANË, 16 janar/ATSH/ Tashmë, në sportelet e Postës Shqiptare, mund të gjeni 7 sete të ndryshme, me nga 10 libra secili, me një çmim prej 1500 lekë/seti.

Librat e përzgjedhur nga letërsia shqipe me autorë si: Naim Frashëri, Ndre Mjeda, Faik Konica, Fan S. Noli, Sami Frashëri, A. Z. Çajupi, etj.

Nga letërsia e huaj janë përzgjedhur autorët më në zë të botimeve klasike si: Fjodor Dostojevski, Ivan Turgeniev, H. de Balzak, Henri Xhejms, A. I. Pushkin, L. N. Tolstoi, Mark Tuein, D’Anuçio, etj.

Për herë të parë në tregun shqiptar, libri është i aksesueshëm në aspektin ekonomik nga të gjitha familjet shqiptare, duke ruajtur përherë cilësinë, si në përzgjedhjen e titujve, ashtu edhe në përkthimin cilësor të çdo vepre të huaj./a.gjonaj/ /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFILIPINE – Të evakuuarit rikthehen për të kontrolluar pronat pas shpërthimit të vullkanit
Artikulli tjetërBardhi: Të çojmë deri në fund përpjekjen tonë për të siguruar që çdo qytetar të votojë i lirë