Ballina Bota

GJERMANI – Joop: Moda ka humbur sensin e humorit

BERLIN, 16 janar /ATSH-DPA/ – Në industrinë e modës, në këto kohë, ka më pak të qeshura, sipas stilistit gjerman dhe themeluesit të kompanisë “JOOP!”, Wolfgang Joop.

“Nuk kanë asgjë për të qeshur, ato Pradat dhe Diorët”, deklaroi stilisti 75 vjeçar, duke shprehur me keqardhje se humori që e tërhoqi në këtë biznes në vitin 1970 nuk ishte më.

“Unë vij nga një kohë kur moda ishte ende qejf”, shtoi ai.

Kompania Joop prezantoi në pasarelë linjën e tij të veshjeve “Looks by Wolfgang Joop” në javën e modës në Berlin, që përfundoi dje.

Ai deklaroi se modelet mbështeten tek individualiteti. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak482 711 qytetarë kryen kontrollin mjekësor bazë, Manastirliu: Kapërcehet targeti vjetor
Artikulli tjetërMeta-Várhelyi: Integrimi europian, projekti më i rëndësishëm strategjik për Shqipërinë