Ballina Bota

RUSI – Putin propozon kryeministrin e ri

MOSKË, 15 janar /ATSH-AFP/- Presidenti Vladimir Putin propozoi sot si kryeministër të ri shefin e Administratës Tatimore, Mikhail Michoustine, një emër i panjohur për publikun e gjerë, sipas Kremlinit.

Presidenti e paraqiti kandidaturën e Michoustine-it në Douma, Dhoma e Ulët e parlamentit, që duhet ta formalizojë atë, sipas një deklarate të presidencës.

Në krye të Shërbimit Federal të Taksave që prej vitit 2010, propozimi për Michoustine është një kandidaturë e papritur. Sidoqoftë, ai ka reputacionin e një zyrtari të lartë të efektshëm.

Kandidatura vjen menjëherë pas njoftimit të befasishëm të dorëheqjes së kreut të qeverisë në detyrë për gati tetë vjet, Dmitry Medvedev, në vazhdën e një fjalimi nga presidenti rus që njoftoi reformat kushtetuese./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiratohen rregullat për përfitimin nga magjistratët të kredisë me interesa të financuara nga shteti
Artikulli tjetërTURQI – Gjykata e Lartë tërheq vendimin për ndalimin e aksesit në Wikipedia