Ballina Bota

FRANCË –  Transporti publik i kthehet normalitetit

PARIS, 15 janar /ATSH-DPA/ – Transporti publik francez iu kthye sot normalitetit pas më shumë se 40 ditësh greva kundër planeve të reformës së pensioneve të presidentit Emmanuel Macron.

Për herë të parë që kur sindikatat filluan grevat më 5 dhjetor, 16 linja metrosh në Paris filluan të funksionojnë nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Shumica e linjave të metrosë kishin shërbim të kufizuar gjatë grevës, duke bërë që qytetarët të përdornin autobusët dhe skuterët elektrikë.

Operatori hekurudhor SNCF deklaroi se tetë nga 10 trenat me shpejtësi të lartë TGV dhe shërbimet rajonale do të funksionojnë sipas orareve. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiratohet marrëveshja e huasë mes Shqipërisë e BERZH prej 50 milionë USD për rrugët rajonale dhe lokale
Artikulli tjetërEkstradohet shqiptari i parë drejt Anglisë